RRETH NESH

Tekstil Gobelin Seci është një firmë Shqiptare me një aktivitet me më shumë se 10 vite në treg, me një përvojë të fituar ndër vite në arredimin e shtëpive, vilave luksoze, hoteleve, restoranteve dhe bar -eve te ndryshme, duke sjellë risitë e pamjeve dhe dekoreve të koherave moderne, që përveçse ndryshojnë humorin, sjellin dhe një frymëmarrje të re në ambientet tuaja.

Çdo muaj, tregtohen mbi 300 m metrazhe për perde dhe mbi 180 m për tapiceri.

Tradita dhe inovacioni vijnë së bashku të mishëruara ne dizenjot e ndryshme të metrazheve tona që importohen nga kompanitë më prestigjioze Spanjolle, dhe punohen me dashuri, përkujdesje dhe pasionin që karakterizon firmën tonë. Të gjitha produktet janë të disponueshme në një gamë të gjerë të stileve dhe motiveve, duke filluar nga më klasikja e deri te më aktualja. 

Ne ofrojmë vlera konkuruese ne tregjet në te cilat operojmë, gjithmonë duke përdorur produktet tona të përpunuara me cilësinë më të lartë.

Tekstil Gobelin Seci shërben në të gjithe trevat Shqiptare si dhe në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës. Ndër vite kemi krijuar bazën tonë të klientëve besnikë që vijnë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Amerika, Kanadaja, Norvegjia, Italia, Greqia, Belgjika, Zvicra, Maqedonia, Mali i Zi dhe, Kosova.

Ne kompaninë tonë realizohen punime nga tipet, ngjyrat dhe motivet më larmishme dhe me aksesorë nga më interesantët. Punimet tona përfshijnë por jo vetëm: perde, tapiceri kolltuqesh, çarçafë, mbulesa tavoline, mbulesa krevatesh, jorganësh, jastëkësh shiltesh dhe çdo lloj tjetër punimi tapicerie apo mbulese sipas imagjinatës suaj!

Sepse Gobelin sjell botën në shtëpinë tuaj.

Img Kompania